Sekuestrohet toka në Lalëz - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi Ministria e Drejtësisë urdhëroi hetim administrativ për pronësinë e tokës ne Gjirin e Lalzit ku do ndërtohej resorti turistik, Prokuroria e Durrësit vendos sekuestro preventive për një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrore. Organi i akuzës ka ngritur dyshime, Pal Selçuni e ka fituar pronësinë e kësaj toke në bazë të akteve të falsifikuara. Nga ana tjetër, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi përfitimin e të drejtës së pronësisë, menjëherë pas plagosjes me mjete të forta të shtetasit Faad Mitri, i cili, ka një kontratë qiraje me shtetin shqiptar për zhvillimin e pronës së njohur se fundmi në emër te Pal Selçuni.Prokuroria thekson se, goditja ndaj biznesmenit Mitri, u krye për shkak të një sipërfaqe toke, e cila i ishte dhënë në përdorim kompanisë së administruar prej tij, ?Omnix Albania?. Po në këtë sipërfaqe, kishte pretendime pronësie familja e Pal Selçunit, banues në Draç të Ishmit, në Durrës. Ai arriti ta fitonte pronën kete vere, me nje vendim gjykate. Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka nisur veprimet hetimore mbi regjimin e pronës në zonën e Draçit, në Ishëm të Durrësit, e cila dyshohet se ka shërbyer si shkak për goditjen e biznesmenit Faad Mitri.

Share This Video


Download

  
Report form