http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekuestrohen 3 kg heroinë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa ra në pranga poseduesi i saj. Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se, lënda narkotike u konstatua në pjesën e kroskotit të automjetit me drejtues Lulzim Bosnja me origjinë nga qytetit i Fierit. Siç shikohet ne ketë video, agjentët e antidrogës të dislokuar në pikën kufitare të Kakavijës, e zbuluan heroinës me ndihmën e skanerit, ndërsa lënda narkotike ishte mbështjellë me letër natriban e ndarë në 6 pako. Hetimet paraprake të policisë së Gjirokastrës pohojnë se, droga do të dërgohej në Greqi dhe se drejtuesi i automjetit ishte në survejim prej më shumë se 3 muajsh nga autoritet shqiptare. I prangosuri Lulzim Bosnja, nuk u tregua bashkëpunues me uniformat blu, duke mos dhënë informacion për personat e tjerë që mund të janë pjesë e këtij trafiku ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. Dosja penale ndaj 39-vjecarit do të gjykohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.