Sekuestrohet marihuanë në Otranto - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
167 kg marihuane qe vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga policia financiare ne qytetin e Leces ne Itali. Një avion i komandës operative, qe patrullon ketë territor ne kuadër te operacionit Triton 2015, pikasi ne Kanalin e Otranto nje gomone 6 metra te gjate me tre persona ne bord e me sasinë e drogës. Por tre skafistet e braktisen ngarkesën, kur kuptuan se ishin zbuluar nga policia italiane. Gjate operacionit u gjet edhe nje fugon me ngarkesën e marihaunes te paketuar, si dhe nje telefon celular me mesazhe ne gjuhen shqipe. Prokuroria e Leces ka nisur nje proces hetimor per identifikimin e trafikanteve dhe destinacionin e lendes narkotike. Ditët e fundit policia italiane ka sekuestruar edhe nje sasi prej 3 kw marihuane ne një automjet te braktisur ne Lece. Policia dyshon se behet fjale per te njëjtin rrjet trafikantesh, qe furnizojnë me droge ketë zone.

Share This Video


Download

  
Report form