Skandali i tenderave publikë të fituar nga miqtë e politikanëve, pasurohet me një kapitull të ri. Këtë verë pati një zhurmë të madhe rreth një gare prej 1.4 milione eurosh të Ministrisë së Drejtësisë për furnizimin e 300 byzylykëve elektronike, fituar nga nje bashkim prej tre operatorësh ekonomike, mes të cilave edhe shoqëria Soft & Solution, që pas një hetimi të kryer nga Shqiptarja.com, rezultoi të ishte e lidhur me Emral Beqirin, një drejtues i hipotekave, edhe vetë i lidhur me Ministrinë e Drejtësise. Tani zbulohet se një nga firmat aleate të Soft & Solution në atë tender, ka fituar pikërisht nga zyra e Ermal Beqirit një tjetër tender publik prej 296 milionë lekësh (të reja). Beqiri është ngaherë i lidhur me politikën, por është bërë akoma më shume, pasi qe një prej ekspertëve informatikë të gjykatës që në vitin 2010 certifikuan se videoja me të cilën Dritan Prifti kishte përgjuar dhe regjistruar ish ministrin e Ekonomise, Ilir Meta (tani President i Republikës) ishte e manipuluar. Një ekspertizë që i kishte garantuar Ilir Metës pafajësine nga ana e Gjykates së Larte për akuzën e korrupsionit.