Zbardhen detaje të reja nga grabitja e sportelit të bankës në ambientet e Hipotekës

Report TV 2018-05-10

Views 1

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e sportelit të bankës në ambientet e Hipotekës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. Pas ngjarjes, u arrestua polici privat i objektit, ndërsa u procedua në gjendje të lirë operatori i qendrës të kontrollit.

Në dëshminë përpara grupit hetimor, punonjësi i kompanisë private të sigurisë, F.F, ka rrëfyer momentin e përballjes me grabitësin e sportelit të bankës në ambientet e Hipotekës. Ai ka thënë se e kishte të pamundur të vepronte, pasi autori i kishte drejtuar armën dhe i kishte thënë të mos lëviste pasi në të kundërt do ta vriste.

?E kisha të pamundur të veproja për ta kapur. Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi që të mos lëvizja, në të kundërt do të më vriste. Duke bërtitur dhe më drejtuar armën, më kërkoi të rrija në një cep anës murit dhe të mos lëvizja që aty. Edhe në momentin që shkoi te arkëtarja shihte vazhdimisht nga unë, e kisha të pamundur të lajmëroja edhe operatorine qendrës apo policinë?, ka deklaruar.

Share This Video


Download

  
Report form