Kryeministri Edi Rama u ndal sot, në vijim të turit të dëgjesave, në qytetin e Gjirokastrës.
Pas ankesës së një qytetareje se nuk arrinte të merrte dot pronën e saj prej 25 vitesh, Rama i ka kërkuar llogari ish-drejtorit të hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabinë, i cili dha dhe dorëheqjen ditën e sotme.
?Ku është drejtori i hipotekës, ti je drejtori hipotekës, nuk e dhe dorëheqjen? Na e shpjego pak?, tha Rama.
Ndërsa Karabina u përgjigj se banorja nuk kishte kontratë privatizimi.
Pasi dëgjoi ankesat e qytetarëve Rama mori fjlaën duke thënë se këto probleme zgjidhen vetëm mes një koalicioni të përbashkët mes qeverisë dhe popullit.