Ora News - Basha dhe Rama replikojnë në fb për emigrimin e shqiptarëve

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pak orë pas përfundimit të takimit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama si shkaktar i emigrimit masiv të shqiptarëve.
Basha: Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë. Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.
Sipas tij, shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, dhe që sipas tij, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt.
Basha akuzon qeverinë për dhunë në mënyrë sistematike ndaj të pamundurit dhe të pambrojturit, ndërsa shton se favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët.
Basha: Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-dhe-rama-replikojne-ne-fb-per-emigrimin-e-shqiptareve/

Share This Video


Download

  
Report form