Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Marrëveshja e 17 majit, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijon të jetë e pa mbyllur, edhe pse ka me shume se një jave që fushata elektorale ka nisur zyrtarisht.
Kaluan me sukses emërimet e ministrave teknik, por Rama dhe Basha, nuk kanë gjetur gjuhen e përbashkët për emrat e drejtorëve të disa institucioneve të rendësishme.
Nga 5 drejtori të ofruara në marrëveshje vetëm në njërën prej tyre është emëruar drejtori, ndërsa nga 4 të tjera kryeministri Edi Rama ende nuk ka pranuar propozimet e Partisë Demokratike.
Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t është emeruar Ibrahim Morina, ndërsa vijojne ende pa drejtor, Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektirike, Drejtoria e Hipotekave, Drejtoria e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësore Rural.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-basha-nuk-dakordesohen-per-emrat-e-drejtoreve-teknik/