Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Seanca e votimit në parim të buxhetit të shtetit është kthyer në një përplasje me akuzat mbi koncesionet e dhëna në vend. Kryeministri Rama duke iu drejtuar deputetëve të LSI u shpreh se projektet e firmosur nga PD janë dhënë për të futur duart në xhepat e shqiptarëve.
Rama: E di shumë mirë që një kamion mund të ketë shumë fatura dhe u detyruam ne, unë me Nasipin të ndërhynim për të shpëtuar të gjithë industrinë Fason që u kërcënua nga falimentimi për shkak të tarifës së koncesionit. Ça investim bëri privati aty?! Investim qesharak. Çfarë fiton çdo vit?! Shikoheni bilancin, gropë, por gropa është në xhepat e qytetarëve. Morët një privat dhe ky private jo vetëm që nuk ka përmirësuar shërbimin, por cdo njeri që ka një makinë dhe që shkon atje të bëjë kontrollin duhet të rrijë në radhë të gjatë, duhet të kërkojë rrugët të paguajë për ta bërë më shpejt punën dhe në fund fare paguan më shumë sec paguante kur po të njëjtën shërbim mizerabël e bënte shteti.
Nga ana tjetër kryetari i PD i është rikthyer debatit për shëndetësinë falas.
Basha: Ndërtuesi i Bolonjës i famshmi, me kompani me 1 mijë euro në bankë dhe një murator por me fotografi me Ilir Beqajn dhe Edi Ramën. Ky e fitoi sterilizimin, shejtan ? budallai kujton se e kemi harruar. I mori 15 mln euro investim nga Këshilli i Europës dhe 300 mijë euro për të trajnuar punonjësit e shtetit që ta operonin atë pajisje dhe ja dha shokut të tij, në fakt ja dha vetes së tij dhe nuk ka shpjegim tjetër. As injoranca më fatale ekonomike ligjore shtetërore nuk e justifikon. Vetëm lekët në xhepin e këtij justifikojnë broçkulla të tilla. Chek Up falas, po lekët që dalin nga buxheti të kujt janë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-dhe-basha-perplasen-ne-kuvend-koncesionet