#rtvora
Presidenti Ilir Meta mbron qëndrimin e tij për anulimin e 30 qershorit, ndërsa parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e tij. Në një intervistë për "Al Jazeera" thotë se dekreti i tij për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore është një vendim kushtetues shumë solid, i bazuar mbi përgjegjësitë e tij kushtetuese si President i Republikës.
Presidenti ka siguruar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ai u shpreh se dekreti është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë.
Presidenti i KE-së Juncker deklaroi se zgjedhjet duhet të bëhen në datën e përcaktuar sipas Kushtetutës, Meta ndan bindjen se ai nuk është plotësisht në dijeni të gjithë situatës.
Kreu i Shtetit fton kryeministrin Edi Rama që të shkojë në zyrën e tij së bashku me udhëheqësit e tjerë të opozitës për të bërë një marrëveshje politike për të nxjerrë vendin nga kriza politike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ilir-meta-vendimi-anulimin-e-zgjedhjeve-nuk-mund-te-kontestohet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz