“Të ikë kreu i shërbimit të provës” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-12

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas skandalit të tenderit për 330 pajisjet e mbikëqyrjes elektronike, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, por edhe sekretares se ministrisë, e akuzuar për shpërdorim detyre. Pasi ka marrë pajisjet në dorëzim, ministria ka nisur procedurat e shkarkimit për Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, i cili akuzohet se i ka dhënë në administrim kompanisë private byzylykët, qe ne fakt ishin ne pronësi te shtetit.



Sekretarja e përgjithshme e institucionit, Juliana Hoxha, akuzohet si person përgjegjës për situatën, ndërsa ministria e ka kallëzuar atë në Prokurori për shpërdorim detyre. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se pas të gjitha procedurave u mor dhe aprovimi nga kompania për instalimin e serverit qendror të sistemit elektronik pranë ministrisë.



Ministria e Drejtësisë deklaron se ka marrë në posedim 135 cope pajisje të mbikëqyrjes elektronike. Ndërkohë, 86 prej tyre janë në përdorim nga të dënuarit. Pjesa e mbetur 79 aparate ë cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë nga Ministria dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimin e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS