Dorëhiqet kreu i “pastrimit të parave” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Alket Hyseni, drejtor i parandalimit dhe pastrimit te parave ka shmangur çdo alibi, në lidhje me përfshirjen tij të mundshme në procesin e Vetingut, duke dhëne dorëheqjen. Këtë të enjte, Alket Hyseni ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ai mbante prej një viti. Kërkesa e tij për dorëheqje i është dorëzuar kryeministrit Edi Rama, si dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj. Në letrën e tij Hyseni argumenton se dorëheqja lidhet me procesin e Vetingut, ku Drejtoria e parandalimit dhe pastrimit të parave ka një rol thelbësor. Duke qenë se emri i tij ka qenë në qendër të akuzave, Hyseni thotë se për t?i hapur rrugë zbatimit me efikasitet të këtij procesi dorehiqet nga detyra. Sipas ligjit të vettingut Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit te Parave do të beje Vetingun e vet njerëzve qe do të realizojnë procesin e rivlerësimit te prokuroreve dhe gjyqtareve, pasi do të kontrolloje te ardhurat financiare per gjate gjithë kohës qe ata do te qëndrojnë ne detyre. Alket Hyseni dhe drejtoria qe ai drejtonte ka qene me i sulmuari nga opozita ne lidhje me procesin e vetingut. Sipas PD, ky institucion nuk mund ishe i besueshme, për sa kohe qe drejtohej nga funksionari i larte i Partisë Socialiste, si Hyseni i cili është edhe kryetar i komisionit te garancive statutore ne PS.

Share This Video


Download

  
Report form