Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Shërbimit të Provës, makina e të cilit u dogj gjatë natës në një reagim për Ora News ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Pretendimin e policisë si zjarrvënie të qëllimshme, Taulant Korkaj e shikon si absurd. Ai i bëri thirrje policisë të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin.
Taulant Korkaj: Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë! Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.
Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim. Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme.
Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm. Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion. Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/iu-dogj-makina-drejtori-i-sherbimit-te-proves-vlore-ora-news-te-zbardhet-e-verteta