Horror në Bulqizë/ 'Të vetëvarurit' i hapet dy herë varri, Nëna me lot në sy: Të zbardhet e vërteta

Report TV 2020-11-05

Views 0

BULQIZË- Ngjarja e rëndë e ndodhur më 20 qershor 2020 në fshatin Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, ku gjeti vdekjen 36-vjeçari Edmond Zogu. Sipas informacionit zyrtar të policisë, dyshohet të jetë vetvarur, por kjo ngjarje ka pasur zhvillime të tjera deri dhe enigmatike për familjarët e tij. Brenda 40-ditëshit nga ceremonia mortore e të riut, varri i tij është hapur dy herë dhe kjo i ka terrorrizuar familjarët duke e konsideruar si një ngjarje horror.

Varri i familjarit të tyre pas një jave nga dita e varrimit është gjetur i hapur. Një veprim horror si ky nuk ishte parë apo dëgjuar ndonjëherë, e tregon me lot në sy nëna e viktimës. Që herën e parë ata kërkuan ndihmën e policisë së zonës për sqarimin e kësaj rrethane të pazakontë. Pas ekspertizës varri u mbyll, por pasi afroi rituali i 40-ditëshit familjarët e gjejnë përsëri të hapur varrin e viktimës që dyshohet se është vetëvarur. Nëna e viktimës kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e kësaj ngjarje të dyshimtë, para se çështja thotë ajo të shkojë në vetëgjyqësi.

Tani kemi hedhur dyshime ngaqë u prish varri. Dy herë, jo njëherë. Unë ia kam lënë çfarë të zbulojë shteti. Me thënë të drejtën ia kam lënë vetëvarjes. Kur e ka gjet policia e Bulqizës ia kemi lënë vetëvarjes. Asnjë gjë tjetër. Por kur u hap për herë të parë dhe për herë të dytë. Unë tani nuk e lej më aq. Unë vetëm djalin ta kisha pas. Më ka lënë një djalë të vogël. E ka pas shumë përzemër. Se si ka qëndruar ai djalë 15 ditë i humbur pa parë fëmijën e vet, nuk e di. 15 ditë ka qëndruar i humbur. Tre herë fola në telefon. Jam shumë mirë më thonte. Jam shumë larg më thoshte?, u shpreh nëna e viktimës, Sheqere Zogu.

Edhe xhaxhai i viktimës dëshmon se varri i nipit pas vdekjes është gjetur i hapur dy here brenda 40-ditësh. Ata kanë shkuar për të bërë ritualin që bëjnë familjet shqiptare kur vdes një i afërm dhe aty janë përballur me horrorin që nuk ka fjalë ta shpjegojnë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS