Isa Mustafa: Na takon kreu i kuvendit, Albin Kurti i do të gjitha - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ngërci i bisedimeve për formimin e koalicionit në Kosovë po krijon gjithnjë e më shumë paqartësi.Një ditë më parë, Albin Kurti në një letër drejtuar Isa Mustafës, i quajti qëndrimet politike të profesorit si diktatoriale pasi Glauk Konjufca nuk mund të bëhët kurban.Ndërkohë, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për mediat vendase ka sqaruar se bisediemt kanë ngecur në një pikë të vetme, Vetvendosje kërkon të mbajë edhe kryetarin e kuvendit edhe kryeministrin ndërsa LDK asnjë, dhe kjo për Mustafën është e papranueshme.ISA MUSTAFAKRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES?LDK-së i ka interesu gjithmonë posti i kryetarit të Kuvendit. Sepse LDK duhet ta ketë një pozitë përfaqeuese deri sa të vijë presidenti./ (28:20) Nga e drejta që me njëzet e tetë deputetë të kihen të gjitha postet? As në monizëm nuk funksionon kështu. As ne e as Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të lejojmë që apetite të tilla ta ndalin marrëveshjen(33:30)/ Unë s?po them e pranueshme e e papranueshme, por i kapërcen parimet që LDK-ja ka hyrë në negociata me Vetëvendosjen. Ne nuk kemi kërkuar që të marrim ministri më shumë se sa që kemi marrë. Unë nuk shoh arsye që të heqim dorë nga parimet. Vetëvendosje nuk duhet të heq dorë nga posti i kryeministri dhe edhe LDK-ja duhet të ketë një post të lartë.Çështjet e tjera i kemi të rregulluara edhe mundet lehtësisht të arrijmë një marrëveshje. (34:43)?.Edhe kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka qëndruar në të njëjtën linjë duke thënë se është cështje e brendshme e Vetvendosjes se cdfarë do të bëjë me Konjufcën.Lidhja Demokratike e ka bërë të qartë se kërkon marrëveshje por Lëvizja Vetvendosje duhet të tregohet e drejtë dhe të respektojë ofertën e tyre të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form