Zjarri i afrohet tunelit të Krrabës

RTV KLAN 2017-08-07

Views 0

Prej më shumë se 24 orësh disa vatra zjarri janë aktivizuar edhe në zonën e Krrabës. Zjarri po i afrohet tunelit por që prej orëve të para të mëngjesit deri në orën 13:30 nuk ka asnjë ndërhyrje. Në zonë në afërsi te vatrave afër tunelit është parë vetëm një makinë e agjencisë së parqeve ne varësi të Bashkisë së Tiranës....

Terreni i vështire e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve të cilët kanë qëndruar në afërsi të tunelit përgjatë mbremjes së të dielës. Ndërsa flakët kanë qenë të mëdha, ata kanë mbajtur nën kontroll një zonë me dinamit që përdoret për ndërtimin e rrugëve dhe që gjendet ne afërsi të tunelit dhe vatrave të zjarrit.

Probleme me zjarrin në kryeqytet ka edhe në malin e Dajtit në afërsi të Repartit të Gardës, ku ende po punohet për venien nën kontroll të flakëve.

Emergjencat Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë 9 vatra zjarri në disa qarqe.

Pas afro një jave forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë të ardhur nga Greqia kanë mundur të shuajnë vatrat e zjarrit në qarkun e Vlorës, ku më problematikja ishte në zonën e Dukatit duke rrezikuar dhe parkun kombëtar të Llogarasë.

Zjarre janë regjistruar edhe në Durrës, Dibër, Elbasan dhe Berat, por me ndërhyrjen nga toka dhe ajri janë shuar. TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form