Shembje 600 metra larg tunelit të Krrabës, bllokohet qarkullimi

Report TV 2015-08-21

Views 0

Tiranë - Është bllokuar autostrada Tiranë -- Elbasan për shkak të shembjeve të mëdha rreth 600 metra pas daljes nga tuneli. Nga shembjet është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe dyshohet se është dëmtuar edhe një automjet. Raportohet se nga shembja e dherave nuk ka të lënduar apo të plagosur në njerëz. Qarkullimi është bllokuar në njërin kah të rrugës për më shumë se 2 orë. Dy fadroma mbërritën në vendngjarje, të cilët ndihmuan në largimin e gurëve dhe dherave në rrugë. Tashmë automjetet kanë vijuar qarkullimin për në Elbasan në aksin e vjetër të këtij segmenti. Autostrada Tiranë -- Elbasan u inaugurua nga Kryeministri Berisha para disa javësh, ende pa u përfunduar plotësisht, si një nga veprat dhe projektet më madhore që do të lidhë boshtin e jugut. Por, vetëm disa javë pas inugurimit shfaqen problemet e para të këtij tuneli.

Share This Video


Download

  
Report form