A1 Report - Mallakastër, zjarri djeg 89 hekratë tokë dhe u afrohet puseve të naftës

Report TV 2015-08-22

Views 5

Intensifikohen flakët e zjarrit që vijojnë prej ditës së enjte në fshatrat Roms, Belishovë dhe Drenovë të Mallakstrës. Deri më tani sipas drejtorit të pyjeve të qarkut të Fierit, Agim Hoxha bëhet me dije se janë djegur 89 hektarë pyje me 1000 rrënjë ullinj.

Në zonë ndodhen 6 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, pasi pranë vatrave të zjarrit ndodhen edhe disa puse nafte të kompanive private.

Në vendin e ngjarjes janë nisur dhe 100 forca të policisë për të mos lejuar banorët që të shkojnë tek tokat që kanë në pronësi në pyllin që po digjet.

Share This Video


Download

  
Report form