Pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili po ndjek nga afër situatën.
Ai u shpreh se situata është në kontroll dhe banesat nuk rrezikohen nga zjarri.
?Situata është në kontroll, po punohet me mbështetjen e FA dhe zjarrfikësve, janë 100 trupa në terren, po vijojnë edhe 100 të tjerë. Deri tani nuk duket që të ketë rrezik për shpërndarje të zjarrit në parkun e Llogarasë.
Është djegur një sipërfaqe e madhe e pyllit, por flakët po dominohen, po punohet ditë e natë, dy helikopterë janë duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe them që nga nesër të ketë dislokim më të fortë të trupave dhe një punë më inpejative.
Deri tani banesat dhe qytetarët nuk rrezikohen. Po hetohet, pasi zjarrvenia dyshohet se ka qene e qellimshme? deklaroi ai.