Report TV -Zjarr i madh në Fushëkrujë, rrezikohen varrezat e fshatit dhe banesat përreth

Report TV 2020-11-05

Views 1

Një sipërfaqe e madhe prej më shumë se 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushëkrujës.

Zjarri është ndihmuar nga era duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke. Për shkak të përhapjes së zjarrit përveç zjarrfikëses së Krujës është dashur ndërhyrja e një zjarrfikëseje private, e cila operon në zonën e Niklës.

Share This Video


Download

  
Report form