Report TV - Mirditë, digjen 100 ha pyje, Ndreca: Situata e rëndë, rrezikohen banesat

Report TV 2016-09-26

Views 1

Rreth 100 ha pyje janë djegur në Orosh të Mirditës. Zjarri ka rënë dy ditë më parë dhe tre vatrat e tij vijojnë të jenë ende aktive edhe pas 24 orësh. Era e fortë nxit përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Perfekt i Lezhës e cilësoi problematike situatën, ndërsa theksoi se zjarri rrezikon edhe disa banesa.

"Situata është mjaft problematike. Ka rreth 100 hektarë të djegur. Zjarri ka filluar që dje dhe vijon edhe sot. Kanë rrezikuar rreth 3 familje por falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit dhe Bashkisë së Mirditës situata është qetësuar. Do të instalohemi në pikat më delikate dhe do të përpiqemi të shpëtojmë banesat dhe banorët pasi tokat e djegura janë të shumta", u shpreh ai.

Ndreca theksoi se deri në këto momente asnjë prej vatrave të zjarrit nuk është shuar.

"Me kushtet që janë këtu mendohet që zjarri të zgjasë gjatë, asnjë vatër në të treja fshatrat e përfshira nuk cilësohet e fikur. Dy vatra rrezikojnë banesat dhe ne do të fokusohemi tek to për të shmangur djegien e banesave dhe njerëzve", tha ai.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton edhe zjarrvënien e qëllimshme për shkak të ripërtëritjes së kullotave të bagëtive.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS