Report TV - Mirditë, digjen 100 ha pyje , terren i vështirë për ndërhyrje .

Report TV 2016-09-26

Views 0

Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore është përfshirë nga flakët në Rrëshen. Zjarri ka rënë në njësinë administrative Orosh dhe është aktiv prej disa orësh.

Era e fortë po nxit përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton edhe zjarrvënien e qëllimshme për shkak të ripërtëritjes së kullotave të bagëtive.

Share This Video


Download

  
Report form