Report TV - Librazhd, rrezikohen banesat nga rrëshqitja e tokës

Report TV 2018-05-12

Views 4

Shirat e rënë ditëve të fundit kanë shkaktuar proleme mjaft të mëdha edhe në zonën e Librazhdit. Si pasojë e shirave dhe mbingopjes së tokës me ujë ka bërë që një pjesë e konsiderueshme toke është shkëputur dhe rrezikon të shemb edhe disa shtëpi në fshatin Karkavec.

Rrëshqitjet e tokës në rrethin e Librazhdit kanë qenë të shumta. Fshatra dhe zona të tëra janë prekur sidomos gjatë reshjeve të fundit, në fshatin Karkavec që bën pjesë në njesinë administrative, Qukës pjesë e bashkisë së Prrenjasit. Në këtë zonë toka ka rreshqitur gati 100 metër, për pasojë është shembur edhe muri mbrojtës i ndërtuar vite me parë në aksin rrugor Qukës-Qaf Plloçë. Ndërsa specialisti i emergjencave në bashkinë e Prrenjasit Belgrim Karai shprehet:

Rrëshqitja e tokës ka prekur një gjerësi mjaft të madhe ku përveç dëmtimit të murit mbrojtës, rrëshqitja e tokës rrezikon edhe shtëpitë që ndodhen pranë.

Share This Video


Download

  
Report form