Një shtëpi ka marrë flakë sot në Roskovec të Fierit duke u shkrumbuar e gjitha.
Shkak i zjarrit ishte shpërthimi i bombolës së gazit, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar edhe shefi i zjarrfikëses Patos, Alket Halimi, i cili th ase është bërë i mundur evakuimi i banorëve të shtëpisë, ndërsa forcat zjarrfikëse bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve.