Report TV -Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Shkodër

Report TV 2020-02-02

Views 3

SHKODËR- Një hyrje pallati është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Zdrale të qytetit të Shkodrës. Shkak ka qenë shpërthimi i një bombole gazi, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Viktima është identifikuar si Ismet Abdurramani, 70 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse për të shuar flakët, të cilat janë të përmasave të mëdha. Fatmirësisht, falë forcave të zjarrfikësve, zjarri është vënë në kontroll duke mos lejuar përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të këtij pallati në Shkodër.

Share This Video


Download

  
Report form