SHKODËR-Shpërthimi i një bombole gazi gati sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në lagjen e "Perashit" në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dieles në një dyqan që tregtonte bombula gazi ndërsa rrjedhja e gazit ka shkaktuar zjarrin i cili është përhapur në të gjithë njësinë tregtare.
Si pasojë e zjarrit demët materiale kanë qenë të konsiderueshme ndërsa fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka evituar që bombolat e tjera të shpërthejnë çka do të shkaktonte një tragjedi në një zonë mjaft të populluar në metropolin verior.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor sipas të cilit shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit.