DURRES - Një zjarr i rënë sot në mëngjes në lagjen numër 5 të qytetit të Durrësit alarmoi policinë rajonale. Një prani e tillë e pazakontë e uniformave blu lidhej me faktin se zjarri kishte rënë në pallatin ku kishte banuar Gazmend Çollaku i cili është vrarë në fillim të janar të këtij viti, pasi u rrëmbye.
Fillimisht u mendua për një zjarr të qëllimshëm, por më pas u sqarua se zjarri nuk kishte rënë në apartamentin në pronësi të tij por në një tjetër që ndodhet na katin e fundit të pallatit.
Zjarrfikësit sqaruan se shkak i zjarrit kishte qenë një bombol gazi shpërthimi i së cilës shkaktoi vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar te pjesëtarët e familjes.
Specialistët e zjarrfikësve vazhdojnë të apelojnë për kujdes në përdorimin e bombolave të gazit.