A1 Report - Vlore, shperthen bombola e gazit plagosen 4 pjestaret e familjes

Report TV 2015-08-21

Views 3

VLORË - Dy shpërthime nga bombola e gazit janë shënuar në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar plagosjen e 4 personave, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Shpërthimi i parë, i shënuar rreth orës 19.00 në lagjen "Osman Haxhiu" ka qenë më i fuqishëm në banesën e familjes së Agron Zekaj. Nga shpërthimi janë plagosur më rëndë Hëna dhe Xhuliano Zeka, nënë e bir. Ata janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, ndërsa 2 pjesëtarët e tjerë babë e bij, Agron dhe Nertila Zeka kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vengjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrefikeses te cilët i kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të shkaktuar nga shpërthimi i bombolës në banesë, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Një tjetër shpërthim i një bombole gazi u shënua po mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur Alexandria në pallatin nr. 886 në banesen e shtetasit Farudin Mema, vjec 75. Nga shpërthimi banesa u përfshi në flakë, por fatmirësisht flakët u neautralizuan nga forcat e zjarrëfikëses pa shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Share This Video


Download

  
Report form