Report TV - Votuan pro rritjes së çmimit të ujit,LSI përjashton 2 këshilltarët

Report TV 2017-07-27

Views 1

Lëvizja Socialiste për Integrim këtë të enjte ka vendosur të përjashtojë dy këshilltarët e saj që dje gjatë mbledhjes së Këshilllit Bashkiak votuan pro rritjes së çmimit të ujit me 44%.

Përmes një deklarate për mediat, këshilltarja e LSI në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha u shpreh se pas mbledhjes së grupit të këshilltarëve të LSI, pas votimit të djeshëm në Këshillin Bashkiak është vendosur përjashtimi i Agim Krajës dhe Genta Mezini nga grupi i këshilltarëve të LSI.

?Distancohemi qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltarëve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajës në kundërshtim me vendimin politik të LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk përfaqësojnë LSI. Duke konsideruar opozitën mision në shërbim të vendit dhe demokracise, grupi i këshilltarëve të LSI garanton qytetarët e Tiranës që shërbimi ynë është vetëm në favorin e tyre?, u shpreh Bixha.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e cila u shpreh se dy këshilltarët e LSI janë blerë. Genta Mezini dhe Agim Kraja votuan pro rritjes së çmimit të ujit.

Share This Video


Download

  
Report form