http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha e ka nisur mandatin e dyte ne krye te Partisë Demokratike me betejën kundër rritjes se çmimit te ujit. Ne mesdite, Basha ka mbledhur këshilltaret demokrate ne Bashkinë e Tiranes, për te koordinuar betejën e se mërkurës kundër propozimit te Erion Veliajt.?Rritja e tarifës së ujit të pijshëm është një element që prek të gjithë qytetarët e Tiranës. Është një abuzim i pastër sepse nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë motivim për rritjen e çmimit të ujit, ndërkohë që vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka gjetur në një gjendje të degraduar sa i takon menaxhimit të të ardhurave, në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë?.Sipas PD, Veliaj mashtron kur premton përmirësim te furnizim te qytetareve me ujë te pijshëm, duke ftuar banoret e kryeqytetit te protestojnë.?U bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të bashkohen rreth një të drejtë të tyre legjitime dhe kushtetuese për të patur ujë të pijshëm. Kjo është një betejë jo thjesht e këshilltarëve, ne jemi këtu në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës. U bëj apel këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe të forcave të tjera politike që të reflektojnë në dobi dhe në interes të qytetarit dhe jo në interesa të kryemafiozit Veliaj?.Ndërkaq te mërkurën, Basha do te mbledhë edhe deputetet e rinj e me pas edhe kryetaret e degëve te PD per te përcaktuar aksionin e opozitës.