Report TV - Rritja e çmimit të ujit, këshilltarët e LSI-së: Duam dëgjesë publike

Report TV 2017-07-25

Views 0

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës do kërkojnë dëgjesë publike për propozimin e Erion Veliajt për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë LSI-së. Vendimi është marrë pas një mbledhje të zhvilluar mes këshilltarëve mesditën e kësaj të marte.

Bashkia e Tiranës kërkon rritjen e çmimit të ujit me 44% nga 45 në 65 lekë për m³. Më herët ishin këshilltarët e djathtë ata të cilët u shprehën kundër rritjes së çmimit të ujit, ndërsa kërkuan protesta nga qytetarët për të kthyer pas propozimin në Këshillin Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit.

Share This Video


Download

  
Report form