Interpol publikon listën e xhihadistëve për sulme vdekjeprurëse - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interpoli publikoi së fundmi një listë me emrat e 173 militantëve të ISIS, që dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Europë. Kjo listë është krijuar nga Shërbimet e Inteligjencës Amerikane, bazuar në informacionet e marra gjatë sulmeve të ISIS në territoret e Sirisë dhe Irakut.Lista e dërguar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpol-it më 27 maj, e përcakton grupin e militantëve si individë të trajnuar për të ndërtuar dhe shpërthyer bomba artizanale në vende të populluara. Por, tashmë ekziston një rrezik se nëse bie kalifati I ISIS, mund të ketë një rritje të sulmeve vetëvrasëse në Europë.Autoritetet njoftojnë se ende nuk ka dëshmi se ndonjë prej njerëzve në listën e Interpol, mund të ketë hyrë në Evropë. Nga ana tjetër, raportohet se lista mund të jetë projektuar për të parë nëse burimet e inteligjencës së BE-së kanë detaje mbi individët e dyshuar.

Share This Video


Download

  
Report form