“Specialja”, Milaim Zeka publikon listën e të akuzuarve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 82 vota pro, themelimin e Gjykatës Speciale, gazetari investigativ Milaim Zeka, njëherësh drejtuesi i emisionit ?Pa Rrotlla? ka publikuar një listë me 12 emra të personave që do të hetohen nga kjo gjykatë, me akuzën për krime lufte. Mes këtyre emrave janë zyrtaret me te larte te PDK-se, ndër të cilët dhe zv/kryeministri dhe ish-Kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarit aktual të kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari i kuvendit Xhavit Halitit apo dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku. I kontaktuar nga Vizion Plus, Zeka tregon se me ketë liste është njohur 24 ore para votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend. Zeka e cilëson ngritjen e gjykatës si nje rast te paprecedent. Ai thotë se është hera e pare qe nje shtet qe ka qene viktimë e luftës, themelon nje institucion per hetimin e krimeve. Gjykata Speciale është nje organ me seli jashtë territorit te Kosovës. Ajo do te përbehet nga gjykatës dhe hetues te huaj dhe do te hetoje krimet e ngritura dhe ne raportet ndërkombëtare nga pjesëtare te UÇK-se ne Kosove.

Share This Video


Download

  
Report form