http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edy Reja ka publikuar listën e parë të lojtarëve me të cilët ai do të debutojë në krye të kombëtares në qershor.Për momentin ai ka thirrur 29 lojtarë për dy takimet kundër Islandës dhe Moldavisë më 8 dhe 11 qershor për Euro 2020, por 5 prej tyre do të mbeten jashtë në ditët në vijim kur të përpilohet lista e plotë.Lojtarët e Partizanit Trashi dhe Telushi kanë mbetur jashtë preferencës së teknikut Italian, ashtu sikurse edhe Kristal Abazaj I Osijekut.Në listë bie në sy për prezencën e parë Marash Kumbulla qëndërmbrojtësi I Veronës vetëm 19 vjec ndërsa spikat edhe prezenca e dy lojtarëve që vijnë nga U 21, portiere Selmani dhe Kristi Qose.Pjesa tjetër e të grumbulluarve janë emra që kanë qënë edhe në epokën e Panuccit ose janë rikthyer sic është rasti I Lenjanit dhe Cikalleshit.