Surpriza në ekranin e Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-03

Views 23

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy superproduksione të reja nga kinematografia turke, nisin nga kjo e hënë në Vizion Plus. ?Ylli i mëngjesit? është historia e dashurisë së dy të rinjve që zë fill në qytetin që lakmohet për peizazhe të jashtëzakonshme, në Kapadokia.



Seiti dhe Zyrhaja do të dashurohen në një kohë kur shumëçka kërcënohet nga paraja e blihet nga pushteti.



Xhiruar në një nga vendet në bukura të Turqisë, me skena të jashtëzakonshme e me lojën aktoriale të Shykri Ëzjilldiz e Selin Shekerçi, ky produksion i kushtueshëm i 2018-ës, vjen në Vizion Plus, çdo ditë në ora 17.00.



Por, kjo javë nuk nis vetëm me ?Yllin e mëngjesit?, pasi Vizion Plus ju sjell edhe një dramë aksion, nga regjisori dhe producenti i superproduksionit ?Lugina e ujqërve?, Osman Sinav.



?Familja e madhe? seriali i cilësuar si fenomeni i instagramit për shkak se mblodhi një milion shikues në 20 ditë publikime në rrjetin social, risjell sërish në Vizion Plus aktorin Oktay Karynarça, në rolin kryesor të serialit.



Në një intervistë të dhënë më herët për Vizion Plus, Kaynarça tregon se ?Familja e madhe?, është seriali që do të ngulë përpara ekranit të gjithë ata që e duan aksionin, në një produksion.



Shqiptarët më njohin si Sulejman Çakër nga seriali ?Lugina e ujqërve?. Në fakt, Çakëri si personazh u kthye shpejt në legjendë, por do të doja të më njihnit edhe në të tjera produksione. ?Familja e madhe? është një tjetër serial aksion që në Turqi po thyen rekorde, me skena të jashtëzakonshme, shumë reale. Shpresoj që shpejt ky produksion të vijë edhe në Shqipëri.



E me aktorët më të mirë turk, si Sabina Toziya apo Mejrem Yzerli, ky produksion që është në top listën e titujve më të kërkuar në Turqi, vjen ekskluzivisht në Vizion Plus, nga e hëna në të premte, në ora 19.45.

Share This Video


Download

  
Report form