Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teksa të hënën e javës së ardhshme i jep fund mandatit si President i Republikës, Bujar Nishani që qëndroi 5 vite në krye të shtetit lëshoi një mesazh për qytetarët shqiptar, duke theksuar se ndihet i kënaqur.
Nishani thotë se është kryelartë për faktin se ?kam ndier dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi?.
Nishani thotë se është kujdesur për institucionet e pavarura si garante të kolonave mbajtëse të Shtetit në shërbim të qytetarit.
?Kemi pasur komunikim të pandërprerë dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë. Jo vetëm në Shqipëri. Kudo ku ata ndodhen. Në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Arbëreshët në Kalabri, dhe në përgjithësi në Diasporë?, shkruan ai.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-para-largimit-nder-per-mua-largohem-kokelarte-si-president/