Ora News – Nishani: Si më nxorën nga Hoteli i Ushtrisë me djalin 2 vjeç...

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një ekspluzive për emisionin ?Arena? të Dritan Hilës në Ora News ka treguar edhe një moment të dhimbshëm të jetës së tij në vitin 1997 kur u nxorr me forcë nga Hoteli i Ushtrisë bashkë me familjen dhe djalin dy vjeçar dhe se si u strehua në një dhomë.
Pjesë nga biseda:
Hila: Në momentin që ju u zgjodhët President u hodhën shumë akuza. E majta ju akuzoi se ju ishit një oficer dhe kërkonit vendosjen e bustit të Enver Hoxhës. A është e vërtetë që ju jeni enverist?
Nishani: Është një akuzë që i takon një niveli vulgar. Që pas zgjedhjes sime si President nisi një gërmim i gjithë veprimtarisë sime institucionale.
Hila: Kombet e civilizuara e bëjnë përpara zgjedhjes..
Nishani: Ajo mund të bëhet por duhet bërë institucionalisht por jo fshehtas. Nuk ka mbetur firmë e imja e pa kontrolluar, shkresa, urdhëresa. Dhe doli ajo që unë e kisha parashikuar se nuk kishte asnjë milimetër devijim nga ligji. U përgjua jeta private e familjes sime. Edhe ajo nuk solli ndonjë element komprometues për Bujar Nishanin dhe të afërmit e tij. Përballë situate, kundërshtarët politik artikuluan këto lloj akuzash. Sistemi i kaluar ishte një sistem i tillë që anëtarësimi në Partinë e Punës ishte një akt i detyruar për të vijuar jetën e tyre me përjashtim të atij grupimi njerëzish që ishin realisht kundërshtar të regjimit, që dënoheshin dhe persekutoheshin.
Në rastin tim, unë nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës, asnjë i familjes sime nuk ka qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës. Babai im vinte nga një familje që nuk konsiderohej e besueshme, si pronar tokash, njerëz që kishin pasur afilacion jo komunist para Luftës. Kjo ishte arsyeja që unë nuk bërë një tentativë dhe për rrjedhojë nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-si-me-nxoren-nga-hoteli-i-ushtrise-me-djalin-2-vjec/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS