Ekzekutohet 33-vjeçari në Rrogozhinë/I zunë pritë 200 metra nga banesa e tij, daja: La djalin 2-vjeç

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Klevis Kapllani 33 vjeç, nga fshati Sinaballaj i Rrogozhinës, u ekzekutua brenda makinës së tij pak metra larg shtëpisë.


Ka qenë pikërisht grumbulluesi i qumështit të zonës i cili e ka gjetur atë pa shenja jete rreth orë gjashtë mëngjesin e kësaj të marte, e ku më pas ka njoftuar policinë. Dyshimet janë se autorët kishin vendosur shkurre për t?i zënë rrugën viktimës, ndërsa ata vet mendohet se ishin fshehur pas një godine nga ku edhe kanë qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit me disa plumba.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ekzekutimi i Klevis Kapllanit është bërë me një armë me silenciator, pasi banorët e zonës, nuk kanë dëgjuar të shtëna.

33 vjeçari, mësohet se ka qenë i dënuar në Itali për çështje të trafikut të drogës dhe prej dy viteve ishte kthyer përsëri në fshat, ku kishte filluar të merrej me bujqësi.

Banorët e zonës dhe të afërm shprehen se nuk kanë pasur dijeni që viktima të ketë pasur probleme.

?Nuk ma do mendja që të ketë pasur probleme??Janë çuna shumë të mirë, me asnjë nuk janë ngatërruar. Unë sot e mora vesh që kishte vdekur, se nuk e dija. Jam habitur?..E kemi çun teze, e ka burri. Nuk dimë gjë, sepse ne jemi nga Paprri Elbasanit.?

Daja i Klevis Kapllanit, tha për Top Channel, se ky atentat ka qenë i paramenduar dhe kërkon nga autoritetet zbardhjen e vrasjes së nipit të tij.

?Unë sot e mora vesh që e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës aty. Policia duhet të bëjë të mundur që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje. Kjo është një zonë shumë e vogël që të gjithë njerëzit njihen me gishta Në një vend, si ky, të vogël që i kanë vënë shkurre, pra i kanë zënë pritë, është diçka e paramenduar. Se një çun, 32 vjeç, që ka lënë një fëmijë dy muajsh tek shtëpia dhe i shkarkojnë kallashin në mes të natës aty, është turp.?

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa si pistë kryesorë, po heton atë të të shkuarës së viktimës në Itali.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rrogozhinë#KlevisKapllani#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form