#rtvora
Opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministri edi rama edhe pas shkresës së tretë që ai u ka nisur për dialog. Madje kryetari I PD lulzim basha shprehet se nëse Rama do të kishte dinjitet dhe nder duhet të ishte larguar siç kanë vepruar krerët e qeverive në Britani dhe në Austri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë shembujt e dorëheqjeve të kryeministrave në Britani dhe në Austri, në kërkesën e bërë për largimin e Edi Ramës.
Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Theresa Mayt apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra here, është shprehur Basha në takimin e zhvilluar në Mat, duke ftuar mbështetësit në protestën e së shtunës.
Basha: Por Rama nuk ka as një të njëmijëtën të nderit dhe dinjitetit të asnjë kryeministri në botë. Jo, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet! Ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet, që e shtynë në paktin e tmerrshëm me krimin, që e ktheu vendin tonë në një humnerë të zezë kriminale, që shkretoi ekonominë dhe i ktheu qytetet tona në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, që mbylli bizneset me taksa të larta, që futi në depresion çdo shqiptar me çmimin më të lartë të naftës e të energjisë, që shkretoi arsimin, mbylli universitetet, shkatërroi spitalet. Nuk ka as dinjitet, as nder hajduti, krimineli e banditi, nuk ka dinjtet as Edi Rama, kreu i bandës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-te-ike-si-may-e-kurtz-basha-kryeministri-shqiptar-nuk-ka-nder-e-dinjitet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz