Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Detyra e re e Ilir Metës në krye të shtetit është përshëndetur nga personalitete të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Mesazhi i parë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA në Tiranë në urimin e saj ka theksuar nevojën për bashkëpunim. Meta ka marrë urime edhe nga Presidenti në detyre Bujar Nishani, homologu kosovar Hashim Thaçi si edhe nga kryetari i PDSH Ali Ahmeti.
Zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit është përshëndetur nga personalitet të politikës shqiptare dhe jo vetëm. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar Presidentin e ri duke theksuar nevojën për bashkëpunim.
?Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar? .
Urimi i dytë zyrtar ka ardhur nga Presidenti në detyrë Bujar Nishani. Përmes një telefonate ai ka uruar pasardhësin e tij.
?Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit?, thuhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca.
Në mesazhin e tij të urimit, homologu kosovar, Hashim Thaçi thekson mbështetjen që Meta ka ofruar ndaj Kosovës.
Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-president-e-urojne-nishani-thaci-veseli-pacolli-ahmeti/