Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Bujar Nishani, dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilluan homazhe në zyrat e delegacionit të BE, për nder të viktimave nga sulmet në Bruksel. Kreu i shtetit, tha se akte të tilla nuk e pengojnë civilizimin, ndërsa shprehu ngushëllim për familjarët e viktimave. I pyetur për rrezikun që mund të ketë Shqipëria nga sulmet terroriste, Nishani tha se për momentin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nishani-dhe-meta-homazhe-per-viktimat-e-brukselit/