http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 -vjecari qeverisës që po lëmë pas, konsiderohet i suksesshëm nga qeveria për sa i përket bilancit të legalizimeve. Mbi 140 mijë leje legalizimi janë shpërndarë për qytetarët, një shifër rekord kjo, në një vend me informalitet të lartë si Shqipëria. Ministrja Eglantina Gjermeni në një intervistë për Vizion Plus thotë se tashmë ka përfunduar legalizimi i zonave informale. Në fokus të mandatit të dytë do të jenë urbanizimi i zonave informate, si dhe legalizimi i shtesave të pallateve ekzistuese. Por legalizimi është gjysma e punës, pasi pronar quhesh kur merr certifikatën e pronësisë, nga zyra e regjistrimit. Për finalizimin e këtij procesi, ministrja mbështet nismën e kryeministrit për të bashkuar zyrën e legalizimit me hipotekën. Premtimi i ministres Gjermeni është që në përfundim të mandatit të dytë qeverisës, procesi i legalizimeve do të konsiderohet i mbyllur.