Shqyrtohet mandatin i Kokëdhimës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përreth 2 ore e 30 minuta, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike per heqjen e mandatit te deputetit per socialistin Koço Kokedhima. Sipas opozitës, Kokedhima ka përfituar fonde shtetërore nëpërmjet kompanisë ?Abissnet? ne kundërshtim me kushtetutën, e cila i ndalon deputetet te përfitojnë fonde publike. Por pjesen me te madhe te pyetjeve dhe diskutimeve, nuk e zuri fakti nese Kokëdhima e ka shkelur apo jo Kushtetutën, por nëse Partia Demokratike ka apo jo te drejte te veje ne lëvizje Gjykatën, pasi parlamenti e ka rrezuar kerkesen e saj. E ne këtë pike, përfaqësuesi i PD Ivi Kaso dhe avokati i deputetit Kokedhima, Artan Hajdari kane ndare qëndrime te ndryshme. Sipas Partisë Demokratike, ne shkelje te Kushtetutës, socialisti Koço Kokedhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve, nëpërmjet shoqërisë ?Abissnet?, duke shkelur kështu kushtetuten. Por kërkesa e opozitës per t?i hequr mandatin Kokedhimes u rrezua nga mazhoranca ne séance plenare te 16 prillit e tani vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form