Lame për korrupsionin me legalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë vitit zgjedhor 2013 janë dhënë gjithsej 7800 leje legalizimi, nga 22 mijë, të dhëna gjithsej në 8 vjet. Sipas drejtorit të Aluizni-t, Arta Lame, pjesa më e madhe tyre janë në kundërshtim me ligjin. Mbetet e paqartë se si do të veprohet për të gjitha ato raste që nuk cenojnë interesin kombëtar, por që gjithsesi lejen e kanë marrë në kundërshtim me ligjin. Ky proces kaq korruptiv, sipas Lames, ka bërë që drejtoria, që ai drejton, të përballet me një lumë ankesash. Për zotin Lame ky abuzim i bërë në procesin e legalizimeve ka përgjegjës emra, të cilët do të përballen me drejtësinë. Penalizohen apo jo përgjegjësit e kësaj situate, një gjë është e sigurt, demi që ata kanë shkaktuar vështirë të zhbëhet.

Share This Video


Download

  
Report form