Lame për legalizimet në zonat turistike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë rreth 5 mije qytetare qe kane blere apartamente ne zonat turistike, por nuk kane tapinë ne dore, qe i bën ata pronare, pasi ndërtuesi nuk ka blere truallin. Behet fjale për apartamentet ne prone shtetërore, ne zonat si Gjiri Lalzit, Golem, Velipoje dhe Mali i Robit. Për këtë kategori kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se do te nise procesi i vetdeklarimit. Nga data 23 shkurt deri ne 24 prill , qytetaret mund te aplikojnë per t?u bere pronare. Sipas Lames, banoret qe kane blere këto apartamente kane qene ne dijeni te këtij ngërçi, ndaj tashme është firma e ndërtimit ajo e cila do te duhet te paguaje kostot. Vite me pare, qeveria stimuloi ndërtimin e konceptit fshat turistik duke favorizuar ndërtimet ne zona bregdetare, kryesisht ate ne toke shtetërore. Ky fakt beri qe nje sere objektesh te ndërtohen me idenë se çështja e pronësisë do te zgjidhej me pas. Por prej vitesh ky problem ka mbeti pa zgjidhje duke i lënë pezull edhe procesin e regjistrimit ne hipoteke te apartamentet.

Share This Video


Download

  
Report form