http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama u ndal këtë te premte ne Konispol ku shpërndau certifikatat e legalizimit. Duke marre shkas nga tensionet qe kane shoqëruar ditët e fundit marrëdhëniet mes Tiranës e Athinës, Rama tha se qeveria e tij, nuk bën dallime nëse je shqiptar apo grek. Sipas kryeministrit, politika nuk duhet të ndezë zjarrin midis njerëzve. Ashtu siç e ka bere tradite tashme edhe kryeministri nuk i ka kursyer batutat me banoret te cilave u ka dorëzuar certifikatat. Rama tha se në për vitin 2017, Konispoli do të jetë bashkia e parë që mbyll procesin e legalizimit.