Basha-Selami përballen në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-18

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha dhe Eduard Selami janë përballur para demokrateve te Shkodrës per situatën ku ndodhet PD, por edhe per vizionin e tyre per te ardhmen e kësaj force politike. Basha i ka meshuar fenomenit te blerjes se votës, si arsyeja kryesore per humbjen e opozitës, por Eduard Selami ka tërhequr vëmendjen mbi gabimet e vete PD dhe Lulzim Bashes.Lulzim Basha: Qindra milionë euro të drogës që derdhet lumë edhe sot. Ne e pamë këtë fare mirë, kudo ku ndodheshim në fushatë, ku me plan, me shtrirje kapilare; e para Partia Socialiste, derdhën miliona të shoqëruara nga bandat kriminale për të kapur vullnetin e votuesve. Në Tiranë, vetëm për të mos dalë në votime, plani ka qenë 5 deri 15 familje opozitare për qendër votimi, pagesa 200 mijë lekë për familjar, jo për votues.Eduard Selami: Unë jam nga ata që e shoh problemin tek vetja, se kundërshtari këtë punë ka. Jo vetëm kaq, por edhe avantazhet që ka kundërshtari. Ne duhet të ulemi dhe të shohim se si duhet t?ia heqim nga dora. Se në qoftëse ne mendojmë që shitblerja e votes, qe arsyeja kryesore e humbjes, mendoni ju se kjo në zgjedhjet e ardhshme do të bjerë?! Jo. Diskutimi dhe debati ynë duhet të bëhet se si ta shmangim këtë problem. Në këtë pikë unë mendoj që ne duhet të bëjmë një analizë serioze. Po nuk pyete strukturat, po nuk pyete degën, po nuk pyete demokratët, po nuk pyete qytetarët, ti mund të kërkosh votën por nuk merr gjë mbrapa.Selami ka akuzuar Bashen per mungesën e demokracisë ne parti, duke premtuar nje drejtim ndryshe te PD.?Zhgënjimi im më i madh ka qenë me modelin Basha që kam mbështetur, që Partia Demokratike ka qënë më pak demokratike, edhe në momentin që e mori, me atë që e la z.Basha. Nëse duam edhe njëherë ti rikthehemi momenteve, ditëve më të mira, ne duhet të funksionojnë në mënyrë demokratike siç nuk kemi funksionuar. Ne krizë emrash dhe liderësh në Partinë Demokratike sepse ne jemi mbyllur. Kemi pushuar së funksionuari si Parti Demokratike. Jemi bërë vetëm partia e kryetarit. Jemi kthyer në atë kohën e vjetër të Partisë së Punës që po të ikë ky, duket sikur gjithçka merr fund.Ne përfundim te takimit, Basha ka komentuar per here te pare akuzat se gara ne Partine Demokratike është fiktive.?Komentet per këto t?i japin anëtaret, unë jam ne gare dhe jam i sigurte qe anëtarësia e PD është gjyqtari me i mire jo vetëm per rezultatin e gares, por edhe per përmbajtjen e garës, edhe per proceduren e garës. Nuk ka asnje te vërtete, pse është e pabarabarte gara.?Ne Shkodër dy kandidatet Basha e Selami kane zhvilluar perballjen e trete, por edhe ky takim ishte i mbyllur per median dhe materiali u shpërnda nga zyra e shtypit te PD.

Share This Video


Download

  
Report form