http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eduard Selami ka folur me një gjuhë të ashpër kundër rivalit të tij për postin e kreut të PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, interesi kryesor i tij është të mbajë postin e kryetarit dhe jo të rimëkëmbë partinë.?Në mënyrë fare të natyrshme ngrihet një pyetje: Kush është qëllimi dhe interesi kryesor i z.Basha? Rimëkëmbja e Partisë Demokratike apo mbajtja dhe ruajtja e postit të kryetarit? Kam frikë se është një pyetje që në mënyrë të sinqertë z.Basha nuk i përgjigjet dot.?Por, Basha një tjetër takim ka thënë se PD-ja është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e sistemit të korruptuar.?Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike. Ju them që jam gati për të vazhduar betejën politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009.?Një javë nga zgjedhjet Basha e Selami kanë ofruar qëndrimet ndaj zgjedhjeve politike, por edhe zhvillimet e brendshme në parti.?25 Qershori provoi se kauzat tona të dekriminalizimit, të luftës kundër drogës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike për Shqipërinë sot. Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor. Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme.??Unë e pata fjalën e zotit Basha që këto do të ishin takime të hapura, dhe të ishim të dy përballë jush dhe të shpalosnim platformën tonë dhe ti bënim pyetje njëri-tjetrit edhe me mediat këtu, dhe gjithkush të marrë atë që i takon, ballë për ballë. Z. Basha iu largua debatit. Unë mendoj që kjo nuk është e drejtë dhe i bëj thirrje se akoma ka kohë. Hajde, prej këtej e tutje t?i bëjmë debatet të hapura përpara kamerave, ta shikojmë se ku kemi gabuar. T?ia them në sy se ku e humbi besimin tim.?Deklaratat kandidatët për kryetar të PD-së i kanë bërë në takime të veçanta në Elbasan dhe Librazhd.