Eduard Selami: Votoj pro reformës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eduard Selami është i pari deputet i Partisë Demokratike, i cili del hapur pro miratimit të reformës në drejtësi, edhe nëse forca politike që përfaqëson nuk mbështet draftin e propozuar nga ndërkombëtarët. Deklaratën Selami e bëri gjatë një interviste dhënë për Zërin e Amerikës, ku këshilloi Lulzim Bashën të votojë projektkushtetutën. Sipas tij, përgjegjësia i shkon drejtpërdrejtë Bashës dhe jo Partisë Demokratike. Selami konsideron si të duhurin propozimin hibrid, që palëve iu ofrua nga Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland, gjatë vizitës së saj në Tiranë më 10 korrik. Ligjvënësi demokrat, ish-kryetar i PD-së në fillimvitet ?90, por që u largua nga ish-Presidenti i Republikës në atë kohë Sali Berisha, vlerëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara në hartimin e paketës për reformën në drejtësi dhe shtetformimin shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form