Eduard Selami: Basha të tërheqë ministrat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eduard Selami i ka kërkuar kreut te PD Lulzim Basha te tërheqë ministrat nga qeveria Rama. gjate takimeve me demokratet e Tepelenës, Gjirokastrës e Këlcyrës Selami ka theksuar se e djathta do te vazhdoje te humbëse nese vazhdon t?i mbaje sytë tek PS dhe LSI.?Une nuk e kuptoj pse duhet te rrinë ministrat tane ne qeveri? Duke u distancuar qe tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte nje nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ja kam thene dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano qe ne nuk bejme koalicion qeveritar me partine socialiste. Demokratet nuk duan nje koalicion me PS. Unë kete linje kam, ju mund te me votoni kundër, eshte e drejta juaj por une i kesaj linje jam. Nese ne duam te vijme ne pushtet duhet ta fillojmë opozitën qe tani. Shqiptaret na kane votuar ne opozite. Nese ne do te vazhdojmë te luajmë me dy porta , shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonje tjetër, une mendoj se humbja jone do vazhdoje te thellohet edhe me shumë.?Selami ka folur edhe per kohen kur ishte ne krye te PD, duke pranuar se PD e shpërdoroi mandatin qe shqiptaret i dhanë ne vitin 92 dhe faktori kryesor sipas tij ishte mungesa e demokracisë se brendshme.?Ishte mandat per t?u ndare nga nje epoke brutale. Ne e filluam mire por e shpërdoruam, e dorëzuam. Nuk e shperdoroi Gjermani pas Luftës se Dyte Boterore, Konrad Adenauer, përkundrazi vazhdoj disa mandate. 79 vjeç ishte kur e vazhdoi mandatin e pare dhe e beri Gjermani, histori suksesi. Pse? Sepse zgjeroi demokracine, krijoi institucione, mësoi nga eksperienca Amerikane. Sebashku ne vendosim nje kontrate te re sic e kemi pas në vitin 1992. Une di ta rikthej PD, te funksionoje si parti bashkëkohore, si simotrat e PPE, me rregulla loje ku karriera dhe meritokracia do zgjidhet nga ju me 1 anëtar 1 vote.?Selami beson ne fitoren e tij ne 22 korrik edhe pse gara eshte e pabarabarte.

Share This Video


Download

  
Report form